Agjencia Zhurnal.mk.

‘Nuk mund ta mbaj më sekretin’ – Rita Ora konfirmon se do të jetë pjesë e “Beauty and the Beast”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është përfshirë në ekipin e filmit të Disney, “Beauty and the Beast”.

 

Autorja e shumë hiteve do ta luajë një të arratisur me aftësi befasuese që mbart me vete një sekret që mund të prekë një mbretëri të tërë në episodin e tetë të serialit të limituar.

Rita e ka provuar veten në aktrim edhe në të kaluar duke luajtur në filmat, si “Fifty Shades of Grey” e “Twist”.

Në serialin muzikor, ajo do t’u bashkohet yjeve Luke Evans dhe Josh Gad që po i përsëritin rolet e tyre, ndërsa pjesë e trupës së aktorëve janë edhe Briana Middleton, Fra Fee e Jelani Alladin.

“Nuk mund ta mbaj më sekretin! Jam jashtëzakonisht e gëzuar që do t’i bashkohem ekipit të aktorëve të serive pararendëse të ‘Beauty and the Beast’! Mbaj mend si fëmijë e kam shikuar vazhdimisht ‘Beauty and the Beast’ me familjen time dhe menjëherë kam rënë në dashuri me muzikën dhe karakteret”.

“As në ëndrrat e mia më të çmendura nuk e kam imagjinuar se do t’i bashkëngjitëm kësaj bote përrallore”, ka shkruar Rita në rrjetet sociale.

Related posts

Don Xhoni paralajmëron këngën e re “Crypto”, publikohet të shtunën

D V

DJ Geek dhe Yll Limani publikojnë këngën e re “Fjalë”

D V

Pas deklaratave të Florit, reagon Stresi: Ti erdhe në jetën time, kur jetën nuk e doja

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More