Agjencia Zhurnal.mk.

Nuk ka qetësi, SHBA stërvitje me Ukrainën, Rusia mobilizon ushtrinë!

Ushtria ruse do të ndjekë nga afër stërvitjen detare të Ukrainës me Shtetet e Bashkuara dhe do të në gadishmëri për të reaguar menjëherë nëse do ta konsiderojë të nevojshme për mbrojtjen e sigurisë së saj kombëtare.

 

Komentet i bëri ministria ruse e mbrojtjes, në deklaratën e së cilës sqarohet stërvitja e përvitshme, e cila përqëndrohet në zonën e Detit të Zi, do të përfshijë personel nga një sërë vendesh të Nato-s.

Ajo do të zhvillohet nga data 28 qershor deri në 10 korrik. Por Moska pretendon se stërvitje të tilla kanë shkuar shumë përtej asaj që Ukraina e konsideron si zonën e saj në Detin e Zi.

“ Ministria e Mbrojtjes e Federatës Ruse do t`i ndjekë me shumë kujdes përgatitjet për stërvitjen amerikano-ukrainase, Sea Breeze, dhe po qe e nevojshme do t`i përgjigjet situatës në interesin e garantimit të sigurisë ushtarake të Rusisë”, thuhet në deklaratën.

Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës mbeten të larta që prej aneksimit të Krimesë nga Moska në 2014-tën si dhe mbështetjes që ajo i jep separatistëve pro-rusë në rajonet lindore të vendit fqinj, rebelimi i të cilëve ka shkaktuar një konflikt i cili ka marrë deri tani 14 mijë jetë njerëzish.

Related posts

BE-ja i vendosi sanskione të reja Rusisë – cilat janë gjashtë masat kundër shtetit rus?

D V

Zelensky shkarkon udhëheqësit e shërbimit të sigurisë dhe të prokurorisë

Xh M

Bazat amerikane në Gjermani dhe krahu lindor i NATO-s

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More