Agjencia Zhurnal.mk.

Nuk ka ndryshime për udhëtim në Greqi

Shkup, 26 nëntor – Masat aktuale dhe parakushtet për udhëtim në Greqi, mbesin të pandryshuara sikur edhe në gjashtë muajt e fundit, dokument i obligueshëm për Kovid-19, formular PLF të plotësuar, ndërsa parakushtet konkrete vlejnë edhe për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, lajmëroi korrespondentja e MIA-s në Athinë.

 

Vendimi i ri ministror “Parakushte për hyrje në vend që të kufizohet përhapja e Kovid-19” tashmë është publikuar në Gazetën zyrtare të Greqisë, që hyri në fuqi në mëngjes dhe vlen deri të premten e ardhshme më 3 dhjetor të vitit 2021 në orën gjashtë të mëngjesit.

Dokumenti për Kovid-19, gjegjësisht certifikata për vaksinim për vërtetim të sëmundjes së kaluar ose PCR/test negativ/ rapid test së bashku me formularin PLF të plotësuar dhe më tutje janë të domosdoshme për udhëtim në Greqi, ndërsa të pavaksinuarit dhe ata që e kanë kaluar virusin, duhet të testohen gjatë hyrjes në vend.

Nuk ka ndryshime as në lidhje me vendkalimet kufitare, sikur edhe deri tani, për hyrje nga Maqedonia e Veriut, janë të hapura të gjitha dhe punojnë 24 orë.

Të gjithë vizitorët “pavarësisht shtetësisë dhe mënyrës së hyrjes në vend” si edhe në pesë muajt e kaluar, kanë katër opsione lidhur me dokumentet që duhet të tregojnë dhe ndërlidhen me Kovid-19, ndërsa MIA i transmeton të gjitha rregullat për udhëtim në fqiun jugor.

Opsioni i parë është tërësisht ta kenë të përfunduar vaksinimin 14 ditë para udhëtimit dhe të dorëzohen certifikata për vaksinim në gjuhën greke, angleze, franceze, gjermane, italiane, spanjolle dhe ruse, dhënë nga Institucion publik dhe të përmbajë të dhënat: emër dhe mbiemër siç figurojnë në pasaportë, llojin e vaksinës dhe numrin e dozave bashkë me datat kur janë pranuar.

Mundësia e dytë është me teste negative: ose PCR në 72 orët e fundit para udhëtimit ose antigjen (test të shpejtë) 48 orë më parë. Për dy opsionet, testimi duhet të miratohet nga shteti nga laboratorë privat ose shtetëror, ndërsa vërtetimi të jetë në gjuhën greke, angleze, franceze, gjermane, italiane, spanjolle ose ruse, ndërsa certifikata duhet t’i përmbajë edhe emrin dhe mbiemrin e personit që udhëton siç figurojnë në pasaportë.

Për ata që udhëtojnë me test negativ “pavarësosht shtetësisë dhe mënyrës për hyrje në vend, ndërsa në Greqi arrijnë nga: Egjipti, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Argjentina, Bullgaria, Brazili, Gjeorgjia, Kuba, Emiratet e Bashkuara Arabe, India, Kina, Libia, Maroko, Pakistani, Rusia dhe Turqia”, parakusht për hyrje është të kenë test negativ me PCR/rapid test në pikat kufitare në Greqi.

Opsioni i tretë ka të bëjë me ata të cilët e kanë kaluar Kovid-19 në gjashtë muajt e kaluar dhe mund të dorëzojnë vërtetim se e kanë kaluar sëmundjen pas testimit laboratorik me test PCR ose antigjen (test të shpejtë), ndërsa certifikata jepet 30 ditë pas testit të parë pozitiv dhe vlefshmëria e saj është deri 180 ditë më pas.

Kovid certifikata evropiane digjitale është alternativa e katërt për mundësinë e hyrjes në Greqi.

Detyrimet konkrete për udhëtim vlejnë për persona që kanë mbushur 12 vjet.

Për udhëtim të detyrueshëm është edhe formulari elektronik PLF (Passenger Locator Form) i cili duhet të plotësohet përmes faqes së internetit: https://travel.gov.gr, me çka sigurohet vërtetim me QR-kod dhe konsiderohet si dokument i domosdsoshëm për hyrje në Greqi.

Për shkelje të masave dhe obligimeve ligjore, janë parashikuar gjoba prej 500 dhe 5.000 euro.

Për hyrje në Greqi janë të hapura të gjitha vendkalimet kufitare tokësore që punojnë 24 orë me përjashtim të Merxanit drejt Shqipërisë që është me orar prej 8 deri ora 20, ndërsa nga Turqia përmes Kastanjesit dhe Kipit gjatë ditës ku lejohet hyrja e 1.500 personave.

Nga Maqedonia e Veriut drejt fqiut jugor mund të udhëtohet përmes Evzonit (Bogorodicë) përmes Nikit (Mexhitlia) dhe Dojranit, pas asnjë kufizim lidhur me numrin e vizitorëve ose orarit të punës.

Në vendimin siç transmeton MIA, theksohet se turistët gjatë kohës së qëndrimit në Greqi patjetër të respektojnë masat që vlejnë brenda vendit.

Related posts

Ganiu: Çairi komuna e parë në vend me qendër për start up biznese dhe inovacione

D V

Takim i Mickoskit me eurodeputeten Ualsman dhe drejtorin e “Konrad Adenauer”, Braun

D V

Paralajmërohen protesta në Maqedoni

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More