Agjencia Zhurnal.mk.

Nuk ka ndryshim të qëndrimit dhe zvarritje të dorëheqjes së Zaevit

Shkup, 2 nëntor – Nuk është e saktë se plani i kryeministrit është ta zvarritë dorëheqjen deri në dhjetor. Dorëheqja është  akt i qartë i ndërmarrjes së përgjegjësisë, thonë nga kabineti i kryetarit të Qeverisë Zoran Zaev, pas brifingjeve të ndryshme, të pasakta se plani i kryeministrit ka qenë ta zvarritë dorëheqjen.

Potencojnë se në vijim janë konsultimet nëpër të cilat, organet  e partisë, si dhe partnerët e koalicionit, me mbështetje të tërësishme nga kryeministri Zaev, punojnë në zgjidhje dhe vendime me të cilat shumica parlamentare  mbahet stabile, ndërsa me qëllim të sigurimit të Qeverisë  e cila e mban kursin reformues dhe progresiv të vendit.

Zoran Zaev të dielën në mbrëmje pas rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale, deklaroi se jep dorëheqje  nga funksioni i kryeministrit dhe nga pozita e liderit të LSDM-së për shkak të rezultateve të dobëta zgjedhore, por theksoi se koalicioni qeveritar dhe shumica parlamentare janë stabile dhe vazhdojnë të funksionojnë. 

Related posts

Elshani: Luajtëm mirë në pjesën e parë, por lojtarët u kapluan nga emocionet

Redaksia

Kjo është vajza që u mbyt mbrëmë nga energjia elektrike në Hotel “Bushi” në Shkup

Redaksia

172 raste të reja me Covid, ndërrojnë pjesë 9 pacientë

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More