Agjencia Zhurnal.mk.

Nuk ka marrëveshje për targat Kosovë-Serbi/ Bislimi: Në Bruksel nuk gjetëm dakortësi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi tha sot se nga takimi në Bruksel me Miloslav Lajçak nuk u arrit ndonjë përparim, sa i përket ndonjë marrëveshje të mundshme për targat. Por sipas tij diskutimet sipas tij vazhdojnë me qëllim daljen nga kriza.

 

Nuk ka asnjë marrëveshje për targat. Nuk ka propozim të Bashkimit Evropian, jemi duke diskutuar. Ka elemente që kemi diskutuar për mundësinë e daljes nga kriza, por nuk ka dakordim dhe nuk ka logjikë të diskutohet në publik.

Bislimi hodhi poshtë lajmin se ai zhvilloi takim edhe me kryenegociatorin e Serbisë për dialogun Petar Petkoviç dhe kërkoi nga mediat të jenë më të përgjegjshme.

Më tej kryenegociatori i Kosovës për dialogun tha se nuk e di çfarë do të ndodhë pas 21 nëntorit kur pritet të hyjë në fuqi vendimi i qeverisë për të gjobitur shoferët serb që qarkullojnë me targa të paligjshme. Ai i qëndroi vendimit të qeverisë për vendimin, duke thënë se hapat janë ndërmarrë me qëllim të vendosjes së ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Related posts

Dalin videot/ Ja kush është vazja që plagosi Vali Corleonen

Z.H

Rritet numri i lindjeve në Gjinekologji, dominojnë fëmijët e gjinisë mashkullore

Z.H

Kosova regjistron 6 viktima dhe 1,283 raste të reja me COVID-19

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More