Agjencia Zhurnal.mk.

Nuk ka fund djegja e kontejnerëve në Shkup, gjatë vikendit u dogjën 8 të tjera

Shkup, 14 mars – Qyteti i Shkupit kumtoi se fundjavën e kaluar janë djegur tetë kontejnerë për deponimin e mbeturinave komunale në hapësirat publike në Shkup. Autorë të panjohur kanë djegur tre kontejnerë në bulevardin “Kërste Misirkov” në afërsi të Bit Pazarit, pranë të cilave janë djegur plotësisht edhe katër kontejnerë, ndërsa një kontejnerë është djegur në “Debar Maalo”.

 

“Një sjellje e tillë e pamatur nga ana e qytetarëve rrezikon mjedisin jetësor, por edhe dëme të mëdha financiare për N.P. Higjiena Komunale. Apelojmë për deponim të ndërgjegjshëm të mbeturinave dhe zhdukjen e zakoneve të këqija për djegien e qëllimshme të kontejnerëve të mbeturinave komunale, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Ata bëjnë të ditur se kontejnerët e djegur janë zëvendësuar me të rinj.

Related posts

Memedoviq: Doza e tretë kundër Omicorn është e mjaftueshme

D V

Carovska: Është arritur progres i rëndësishëm në përparimin e arsimit fillor

Z.H

Sezoni i gripit/ Ekspertët kanë frikë se mund të jetë shumë i rëndë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More