Agjencia Zhurnal.mk.

“Nuk ju mbështes dhe as nuk do ju dalë kundër”, Luizi flet me Efin dhe Kiarën pas ngjarjeve të fundit dhe sjelljeve të tyre

Banori i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, gjatë këtyre ditëve ka qenë në vështirësi për shkak të raportit të Kiara Titos me Efi Dhedhes.

Kjo pasi vajzat kanë qenë jashtë dhe kanë parë çdo gjë që është thënë rreth tyre, e madje pas rifutjes në shtëpi patën edhe një konflikt me njëra-tjetrën, duke i ndërruar kështu tërësisht sjelljet e tyre.

Në lidhje me këtë, artisti shkodran ka vënë në pikëpyetje qëndrimin që do mbajë me vajzat, pasi opinionistët gjithashtu thanë se vajzat ndryshuan sjellje ndaj Luizit kur panë famën e tij jashtë.

Foto: Screenshot/YouTube

Këngëtari theksoi se sa herë ato të kenë debate me Arbrin dhe Zhaklinën, nuk do reagojë më, përveç rasteve kur përmendet emri i tij.

“Nuk them më asnjë fjalë. Sepse nuk e di, nuk dua të marrë gjëra përsipër që nuk i di. Për histori jashtë këtyre murëve, edhe pse kam qejf të ndërhyj, por bëjini vetë”, u shpreh Ejlli.

Foto: Screenshot/YouTube

Efi ndërkohë u shpreh se vendimi i tij është i drejtë, kurse Kiara shtoi se nuk do flasë më fare.

Luizi theksojmë që ka krijuar një lidhje brenda me Kiarën, gjersa Efin e kishte mikeshë të mirë që nga fillimi i këtij reality show.

Related posts

“Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova”, kjo video e Rita Orës po bën xhiron në internet

D V

Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

D V

Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky