“Nuk ia kisha dëgjuar kurrë as emrin”, Diola Dosti tregon se si nisi lidhjen me Erolld Belegun dhe nëse e kishte takuar më parë

nga Redaksia

Nutricionistja e njohur shqiptare, Diola Dosti, tash e një kohë po shijon një lidhje dashurie me biznesmenin Erolld Belegu.

E ftuar së fundmi te ‘Rudina’, ajo ka folur sërish për lidhjen, mënyrën se si u njoh dhe tregoi nëse e kishte takuar më parë.

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania thotë se nuk kishte dëgjuar kurrë për të dhe se kjo ishte gjëja që po i pëlqente më shumë në këtë raport.

Foto: Screenshot/YouTube

“Nuk kisha dëgjuar kurrë për Erolldin, edhe pse është shumë e çuditshme për të thënë sepse unë kam jetuar 14 vite në Kosovë dhe në përgjithësi shoqëria ime, miqësia ime i përkasin le të themi profilit të Erolldit. Nuk kisha dëgjuar asnjëherë as emrin, jo më si personalitet që se kisha takuar. Gjithashtu edhe ai për mua, kjo ishte më e bukura dhe kjo është gjëja që më pëlqen më së shumti në këtë raport sepse është ndryshe kur e njeh, mund ta shikosh tjetrin edhe nga fjalët e të tjerëve”, u shpreh ajo.

E njëjta theksoi: “Kurse te unë, ishte totalisht një njeri me botën e vet të re dhe kjo ndoshta ishte gjëja që më bëri më shumë për vete sepse dua unë që ta eksploroj nuk dua që të eksplorojë një person me fjalët e dikujt tjetër”.

Diola në ndërkohë ka tri vajza nga një martesë e mëparshme, ndonëse prej kohësh ka qenë beqare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

Regjistrohu

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

@2009-2024 – All Right Reserved. Designed and Developed by Anet.com.mk

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More