Agjencia Zhurnal.mk.

Nuk do të ketë shtrenjtim të çmimeve në pikëpagesat rrugore

Shkup, 30 nëntor – Për momentin nuk ka shtrenjtim të çmimeve të pikëpagesave dhe ato do të ngelin të njejta. Për këtë njoftoi drejtori i Ndërmarjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi, informon Zhurnal.

Rustemi njoftoi se po vazhdojnë me modernizimin e pikëpagesave në korridorin 8.

“Po vazhdojmë me modernizimin e pikëpagesave në korridorin 8, me çka pritet të fillojmë me punë nga marsi i vitit të ardhshëm dhe presim që deri në fundvit edhe korridori 8 i tëri të jetë i modernizuar, të ketë pagesë elektronike”, tha Rustemi.

Me procesin e modernizimit të gjitha pikëpagesat duhet të kenë një sistem të njejtë elektronik të pagesës, siç është i vendosur në korridorin 10.

Rustemi përmendi gjithashtu se me vendimin nga “Ballkani i Hapur”, vazhdojnë me bashkëpunim me ndërmarjet publike të Serbisë dhe Shqipërisë për projektin e përbashkët për vendosjen e një pajisje për pagesë të pikëpagesave në të tre shtetet. Projekti është në fazë të përshtatjes së sistemeve, përpunimin e ueb aplikacionit dhe harmonizmeve ligjore.

Përndryshe pikëpagesat fituan gjithsej 12 milion euro për vetëm tre muaj (prill – qershor) sivjet./Zhurnal.mk

Related posts

Siljanovska Davkova fitoi në 60 komuna, Pendarovski në tre, Osmani në 15, Taravari dhe Dimitrievski në një komunë

D V

Dimitrievski fitoi në Kumanovë, Taravari me fitore të ngushtë në Gostivar, ndërsa Jakimovski humbi në Karposh

D V

Ndarja e granteve nga thirrja e tretë e Fondit Rajonal për Sfida

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky