Agjencia Zhurnal.mk.

Nuk do të ketë rivotim në Han të Elezit, hedhet poshtë ankesën e Rukfi Sumës

Komuna e Hanit të Elezit nuk do të shkojë në rivotim. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë ankesën e kandidatit të pavarur Rufki Suma, që kjo komunë të shkojë në rivotim.

 

PZAP-ja në vendim ka bërë të ditur se i është refuzuar i pabazuar pjesa e ankesës së kandidatit për kryetar të komunës së Hanit të Elezit Refki Suma, me të cilin ka kërkuar që të anulohet procesi i votimit për zgjedhjet lokale të datës 17.10.2021 vetëm për kryetar komune për shkak të minimit të integriteit të zgjedhjeve si rezultat i presionit dhe organizimit me qellim të përfitimit të mbështetjes së votuesve.

Në njoftimin e bërë për media, PZAP njofton se ka dënuar PDK-në me 10 mijë euro gjobë për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes Për Subjektet Politike, transmeton Telegrafi.

PZAP këtë vendim e mori pasi Gjykata Supreme e kishte kthyer çështjen në rivendosje, pasi kishte pranuar pranuar ankesën e kandidatit të PDK-së për kryetar të Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, dhe kishte hedhur poshtë vendimin e PZAP-së për rivotim në këtë komunë, të cilin vendim e kishte marrë ditë më parë.

Kandidati i PDK-së, sipas rezultateve të KQZ-së, për zgjedhjet e 17 tetorit ka marrë me 50.98% të votave.

Rezultatet nga 100% të vendvotimeve të procesuara janë këto:

Mehmet Ballazhi (PDK) – 2.485 vota apo 50,98%

Rufki Suma – 2.070 vota apo 42,47%

Sherif Berisha (LVV) – 319 vota apo 6,54%

Related posts

Lista Serbe vë në dyshim pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale

D V

KQZ: Votuesve nuk do t’iu kërkohet dëshmia e vaksinimit

D V

Komandant Malisheva kërkon nga deputetja Deliu-Kodra të formojë një grup për hetim parlamentar, që të del në shesh e vërteta për Rastin “Kumanova”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More