Agjencia Zhurnal.mk.

Nuk arrihet dakordim për çmim të rrymës me Bullgarinë

Sofje, 18 shtator – Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nuk arritën marrëveshje për çmimin e rrymës që prodhuesit bullgarë duhet ta eksportojnë në Shkup, kumtoi BNR.

 

Grupi i punës nga Maqedonia e Veriut qëndroi në Sofje, Në takim morën pjesë drejtorët e kompanive energjetike të Maqedonisë së Veriut – Vasko Kovaçevski nga SHA EMV dhe Orhan Murtezani nga MEPSO, si dhe Viktor Andonov – këshilltar i kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Në takim nuk u arrit marrëveshje për çmimin dhe shpenzimet për transport të energjisë elektrike.

Gjatë javës që vjen sërish do të ketë takim të grupeve të punës për tentim të dytë për t’u arritur marrëvehsje për furnizim me energji elektrike.

Më 5 shtator kryeministrat e të dy vendeve, Galab Donev dhe Dimitar Kovaçevski u dakorduan të eksportohen rreth 200 megavat energji elektrike nga Bullgaria në Maqedoni të Veriut.

Related posts

Kyçyk: Zgjerimi, kusht i së ardhmes së BE-së

Xh M

Para Qeverisë sonte do të mbahet protestë kundër pranimit të propozimit francez

Xh M

Analitika: Për kompanitë e orientuara nga eksporti, “Ballkani i hapur” ofron mundësi të reja për ekonominë

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More