Agjencia Zhurnal.mk.

Nuhiu për Feyenoordin: Nuk na tremb forca e tyre, lojtarët do të sakrifikojnë gjithçka

Drita të enjten e zhvillon edhe ndeshjen e kthimit në raundin e dytë të Ligës së Konferencës përballë gjigantit holandez, Feyenoord.

“Tanimë jemi të vetëdijshëm për forcën e kundërshtarit tonë. Ka mbaruar vetëm 90 minutëshi i parë. Bëhet fjalë për një skuadër shumë të fortë. Me futbollistë shumë të fortë dhe një trajner që ka ide të qarta. Një skuadër e cila jashtëzakonisht e bën mirë pozicionin lart. Por forca e tyre neve nuk duhet të na tremb. Përkundrazi duhet të na motivojë”, deklaroi Nuhiu.

“Lojtarët besojë se do të sakrifikojnë gjithçka për të bërë më të mirën. Do ta lënë zemrën në fushë për ta marrë më të mirën nga kjo ndeshje”, shtoi ai.

Ndeshja ndërmjet Feyenoordit dhe Dritës luhet të enjten me fillim nga ora 20:00.

Rezultati i ndeshjes së parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtina ka qenë 0-0.

Related posts

Në këto televizione transmetohet ndeshja Ballkani – Slavia Prague

Redaksia

Krisin grushtat në Kumanovë mes përkrahësve të Maskim Dimitrievskit dhe Oliver Ilievskit

I Z

Struga, 20% më pak popullsi se në regjistrimin e vitit 2002

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More