Ndeshja kryesore e ditës së sotme u zhvillua në Merdare, ku Drita arriti një fitore të madhe ndaj Llapit me rezultat 1-3, shkruan Gazeta Olle.
Pas ndeshjes u prononcua kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, i cili foli edhe për vendimet e gjyqtarit.
“Normalisht ishte ndeshje e vështirë. I përgëzoj djemtë për lojën e tyre, dhanë më të mirën. Fusha ishte e vështirë, por u përshtatëm”.
“Sa i përket kartonit të kuq, as nuk e kam parë atë. Tani me sistemin VAR, une as nuk e lodhi kokën të mëndoj për gjyqtarët. I besoj vendimeve të tyre”, ka thënë trajneri Ardian Nuhiu për Art Sport.
Pas kësaj fitore, Drita ngritet në pozitën e dytë në tabelë me 19 pikë.
/Gazeta Olle/