Agjencia Zhurnal.mk.

Nuhiu para derbit me Ballkanin: Djemtë janë të motivuar, kemi planin për mënyrën se si do luajmë

Bardhekaltrit do ta kenë mjaft vështirë, ku nesër do të udhëtojnë për tu përballur me Ballkanin e vendit të dytë, shkruan Gazeta Olle.

Në konferencë për media u paraqitën paraqitën kryetajneri, Ardian Nuhiu dhe futbollisti, Ardit Tahiri.

Në këtë konferencë u fol për peshën e ndeshjes derbi, Ballkani – Drita, gjersa trajneri Nuhiu potencoi se si e tillë duhet të trajtohet me përqendrim maksimal.

Nuhiu theksoi se skuadra është e motivuar dhe tashmë kanë planin se si të luajnë nesër.

“Nesër kemi një ndeshje të rëndësishme që duhet ta trajtojmë me përqendrim dhe vlerësim maksimal, sepse bëhet fjalë për një skuadër të mirë, që luan si grup mirë dhe ka individë cilësor. Nesër takohen dy skuadra me shumë cilësi dhe viteve të fundit kanë luftuar për kreun e tabelës. Një derbi që kam besim ta arsyetojë epitetin e derbit dhe kam besim se do shohim futboll kualitativ. Më gëzon fakti që skuadra është mirë, djemtë kanë qenë të motivuar gjatë javës dhe kemi përgatitur një plan për mënyrën se si do luajmë, ku uroj dhe shpresoj që nesër ta nxerrim në praktikë atë plan”, ka thënë Nuhiu.

Kryetrajneri, Ardian Nuhiu theksoi faktin se tashmë kanë kaluar disa ndeshje dhe skuadra e futbollistët janë komponuar me njëri-tjetrin, gjersa nesër pret të tregojnë lojë të bukur në një ndeshje që është e rëndësishme, por jo edhe përcaktuese.

Për ndeshjen e xhiros së 13-të janë të gatshëm të gjithë futbollistët, përpos Arbnor Mujës që po vazhdon rikuperimin dhe Prince Balde për shkak kartonit të kuq.

Ndeshja derbi e kësaj jave zhvillohet të shtunën, ora 13:00 në Stadiumin e Qytetit në Suharekë.

/Gazeta Olle/

 

Related posts

Nevojitet ritëm i shpejtë për reformat në gjithë Ballkanin Perëndimor

Xh M

Dy muaj pritje për një pasaportë

Xh M

Karvani i KSHZ-së fillon nesër

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy