Agjencia Zhurnal.mk.

Nuhiu merr përgjegjësinë për humbjen në derbi: Nuk shfrytëzuam rastet

Gjilani ka fituar derbin lokal ndaj Dritës me rezultat të pastër 0-2.

Drita pati më shumë nga loja, por rastet e krijuar i shfrytëzuan më mirë bardhekuqtë që fituan ndeshjen.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka marrë përgjegjësinë për humbjen, derisa ka lavdëruar lojtarët për angazhimin.

“Pjesa e parë ishte e ekulibruar nga të dyja skuadrat, por që ne ishim pak më mirë por jo mjaftueshëm për ta rrezikuar kundërshtarin”.

“Në pjesën e dytë e dytë nuk shfrytëzuam rastet dhe erdhi aftësia individuale e Prognit që hapi ndeshjen”, ka thënë Nuhiu.

“Nuk diskutohet, ishim me një lojtar më pak në fushë dhe me këtë rrezikuam më shumë. Më pas erdhi kundërsulmi dhe u realizua goli i dytë. Për këtë ndeshje si trajner unë marrë përgjegjësitë pasi lojtarët u angazhuan maksimalisht”, ka shtuar Nuhiu.

Related posts

Shahpaska: Rritja e punësimit të të rinjve mbetet prioritet i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale

Z.H

Alternativa i përgjigjet degës së Çairit: Bekim Sali nuk shkarkohet, problemi është personal

Z.H

Giresse: Luajmë gjithmonë për të fituar, ja cila Kombëtare e fiton Botërorin

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More