Agjencia Zhurnal.mk.

Nuhiu: Më gëzon forma e skuadrës time, kam besim të plotë se ata nesër do të zhvillojnë ndeshje të madhe

Në prag të ndeshjes së 22-të kampionale, derbit të javës në Superligë në mes të Dritës dhe Ballkanit, gjilanasit mbajtën konferencë për media, ku për përgatitjet dhe pritshmëritë folën kryetrajneri, Ardian Nuhiu dhe futbollisti, Ardian Limani.

Trajneri, Nuhiu theksoi se nesër zhvillohet një përballje e rëndësishme mes dy skuadrave elitare në Superligë, gjersa Drita është gati dhe e motivuar për derbin e kësaj xhiroje.

“Na pret një përballje e rëndësishme, të cilën duhet ta trajtojmë me përqendrim dhe vlerësim maksimal. Takohen dy skuadrat që viteve të fundit e kanë fjalën kryesore në kampionat, sfida të vështira por që ndihmojnë të zhvillohemi të gjithë, rritemi dhe përqëndrohemi në maksimum. Edhe djemtë mobilizohen për të bërë më të mirën dhe mposhtur çdo kundërshtar. Më gëzon forma e skuadrës time, kam besim të plotë se ata nesër do të zhvillojnë ndeshje të madhe, kualitative dhe nuk do të mungojë asgjë as lufta as diciplina për të marrë më të mirën”, ka thënë Nuhiu.

Kryetrajneri, Nuhiu ndër të tjera theksoi se fokusi i skuadrës për të dhënë më të mirën nuk mungon, gjersa njoftoi se nesër do të mungojë futbollisti, Ilir Blakçori, ndërsa Muharrem Jashari tashmë është kthyer me grupin.

/Gazeta Olle/

Related posts

LSDM: Deputetët e VMRO-së gati një vjet bllokojnë Propozim-ligjin për mësimdhënës

Redaksia

Bërnz: Diplomaci në vend të luftës, e vërteta mbi gënjeshtrën

Z.H

Dëftesat dhe librat kanë ngecur në tenderë në prag të fillimit të vitit të ri shkollor

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More