Agjencia Zhurnal.mk.

Nuhiu: Kemi marrë të gjitha masat, shoh te skuadra një motiv të veçantë

Para mediave u paraqitën kryetrajneri, Ardian Nuhiu dhe sulmuesi, Betim Haxhimusa, shkruan Gazeta Olle.

Kryetrajneri, Nuhiu foli për rëndësinë e kësaj ndeshje, peshën e derbit të qytetit dhe dëshirën për ta fituar atë.

Nuhiu theksoi se tashmë e njohin kundërshtarin, ndërsa te Drita ka një besim dhe motiv të veçantë.

Kemi analizuar kundërshtarin dhe e njohim shumë mirë, sepse tashmë jemi përballur me ta. Bëhet fjalë për skuadër e cila po vepron shumë mirë në grup dhe kanë individ që dijnë të zgjidhin ndeshjen. Kemi marrë të gjitha masat, jemi munduar që gabimet që kemi bërë në takimin e parë të jemi më të kujdesshëm e t’i përmirësojmë. Shoh te skuadra një motiv të veçantë, sepse edhe ndeshja është e tillë. Kam besim shumë se ashtu si e kemi përgatitur ndeshjen dhe ekipi do të performojnë në atë mënyrë, duke qenë të kujdesshëm e të përgjegjshëm. Kështu pikat e dobëta që mund të paraqiten në ndeshje nga kundërshtari, t’i shfrytëzojmë në mënyrën më të mirë”, ka thënë Nuhiu.

Trajneri Nuhiu theksoi se fitorja në derbi do të ngriste moralin e skuadrës, por nuk do të jetë vendimtare për vazhdimësinë e kampionatit, pasi ende ka shumë ndeshje dhe kampionati është i barabartë.

Nuhiu njoftoi se për këtë ndeshje janë të gatshëm të gjithë futbollistët, përpos Muharrem Jashari, i cili është i suspenduar për shkak të kartonit të kuq.

Derbi lokal Gjilani-Drita zhvillohet nesër, e mërkure, ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan.

/Gazeta Olle/

 

Related posts

Investitorët të pakënaqur me klimën e biznesit, 30 % e tyre do të largoheshin për shkak të korrupsionit, infrastrukturës dhe administratës

Xh M

Osmani dhe Bregu presin fillim të negociatave me BE-në

I.A

Kuvendi shqyrtoi disa propozim-ligje për të cilat plotësisht do të votohet

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More