Agjencia Zhurnal.mk.

Nuhiu i kënaqur me angazhimin e lojtarëve të tij, vlerëson edhe paraqitjen e Malishevës

Drita ka vazhduar me paraqitje të mira, duke marrë edhe fitoren e tretë radhazi, shkruan Gazeta Olle.

Bardhekaltrit fituan ndaj Malishevës në Gjilan, me rezultat minimal 1-0.

Kryetrajneri, Ardian Nuhiu është ndarë i kënaqur me lojën e skuadrës së tij, por ka vlerësuar edhe paraqitjen e Malishevës.

“Kemi bërë një paraqitje në anën defanzive dhe lojtarët kanë qenë të përgatitur mirë për këtë ndeshje. Vlerësoj edhe lojën e mirë të kundërshtarëve, pasi me kundërsulme kërkonin të dilnin në fazën e sulmit. Ne kemi qenë të kujdesshëm në këtë ndeshje, por ne po na penalizon edhe fusha, megjithatë merita ka edhe kundërshtari. 

Kemi marrë shumë lojtarë të rinj dhe kam qenë i vetdijshëm se me kohë do të vije edhe inkuadrimi i tyre në grup. Por me gëzon edhe fakti se të gjithë janë mirë”, tha Nuhiu.

Drita pas 12-të xhirove ndodhet në vendin e parë me 22 pikë, por me një ndeshje me shumë se Ballkani dhe Drenica të cilat i zhvillojnë nesër.

/Gazeta Olle/

Related posts

NQP: Studentët e rregullt për herë të parë të regjistruar në vitin akademik 2021/2022, kanë të drejtë për biletë falas vjetore për transport publik

D V

Driton Latifi: Drita i dha dritë futbollit kosovar në Evropë, Ballkani ishte i dobët

Redaksia

Në Tetovë punohet gjatë natës në mbushjen e gropave

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More