Agjencia Zhurnal.mk.

Nuhiu: E kemi tërhequr listën për falje

Shkup, 20 dhjetor – Zv.ministri i drejtësisë, Agim Nuhiu, ka njoftuar opinionin e gjerë se pas shumë reagimeve në publik lidhur me listën për falje, e njejta listë është tërhequr nga ana e Ministrisë e Drejtësisë, informon Zhurnal.

 

Nuhiu në statusin e tij në FB shihet në fotografi së bashku me ministrin Bojan Mariçiq ndërsa betohen se për kauzën e drejtësisë gjithnjë do të veprohet sipas nevojave.

Përndryshe sot edhe Alternativa përmes një konference për media kërkoi të mos pranohet ajo listë gjegjësisht të mos falet vrasësi i Almir Aliut.

Mariçiq deklaroi se ajo listë është përpiluar nga burgjet dhe jo nga Ministria, ndërsa asnjë emër i kontestueshëm nuk do të gjendet në listë.

Ditëve në vijim do të ketë listë të re me persona të cilëve do u propozohet falja apo shkurtimi i dënimit.

Related posts

Rreth i dytë i zgjedhjeve lokale në komunat Manastir dhe Demir Hisar

D V

Mickoski nuk beson se Zaev do të heq dorë nga pozita e kryeministrit

D V

Të rinjtë deri 35 vjeç mund të aplikojnë për Çmimin e Vitit në vlerë prej 100 mijë denarë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More