Agjencia Zhurnal.mk.

NRG Band të mërkurën vijnë me këngën e re

Vokalisti i grupit “NRG Band”, Besnik Qaka, prej kohësh është duke punuar në projektin e ri muzikor.

Ai së fundmi ka bërë të ditur se është në finalizim dhe se kjo këngë do të lansohet të mërkurën (25 gusht).

Artisti ndër tjerash u ka ofruar fansave një vështrim mbi këtë projekt, para publikimit të plotë që do jetë brenda disa ditësh.

Reagimet e fansave kanë qenë të menjëhershme, të cilët mezi po presin për prurjen e re të këngëtarit pejan.

Besniku këtë vit ishte në qendër të vëmendjes për shkak të këngës së fundit “A m’ke harru” që u bë virale gjithandej.

Projekti për vetëm pak muaj ka grumbulluar afro 10 milionë klikime.

Related posts

Eminem: Për pak sa nuk vdiqa nga mbidoza e drogës në vitin 2007

Lea Muslija

Nga ushtrimet e shumta e deri te leximi i Kur’anit – përditshmëria e influencuesit mizogjen Andrew Tate në burgun rumun

D V

Ana Kabashi vjen me ‘Kuku’

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More