Agjencia Zhurnal.mk.

“NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi”-Shkup filloi me analizimin e situatës me rrjetin e kanalizimit në qytet

Shkup, 14 janar – “NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup” filloi me aktivitetet në terren për analizimin e hyrjes së ujit dhe infiltritimin në rrjetin e kanalizimit të qytetit, në kuadër të projektit për ndërtimin e Stacionit për pastrim për ujërat e zeza – Shkup.

 

Siç informojnë nga “NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup”, projekti realizohet me nënshkrimin e grantit prej një milion eurove, të siguruar nga fondi i BERZH-it – zyra në Suedi në kuadër të Programit për mjedis jetësor.

“Në bazë të planit të paraparë të punës, analizat për studimin do të kryhen me një vazhdimësi të caktuar në një periudhë njëvjeçare, nga konsulentët e mbështetur logjistikisht nga profesionistë, të punësuar në sektorin e Kanalizimeve. Sipas dispozitave në marrëveshjet e huas për projektin për ndërtimin e PSOV – Shkup të nënshkruar me BERZH, NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup ka për detyrë të zbatojë të gjeturat prioritare të rezultateve të studimit”, qëndron në kumtesën e ndërmarrjes.

Shtojnë se me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje për grant nga BERZH janë mundësuar kushte për kryerjen e analizave dhe studimeve të duhura me rëndësi të madhe për realizimin dhe realizimin e projektit për ndërtimin e PSOV- Shkup.

Related posts

Suspendohen dy doganierë! Nuk evidentuan daljen e autobusit të aksidentuar

D V

Gjendet vetura me të cilën u shkel këmbësori në Tetovë!

Z H

Më 19 korrik fillon vaksinimi i fëmijëve dhe adoleshentëve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More