Agjencia Zhurnal.mk.

Nora Gjakova shkon në finale

Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova, siguroi medalje olimpike, pasi në gjysmëfinale fitoi kundër japonezes Tsukasa Yoshida.

 

Me kalimin në finale për katorogrinë deri në 57 kilogramë, Gjakova siguroi medaljen e dytë olimpike për Kosovën në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Të shtunën, xhudistja Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Kjo është hera e dytë që Kosova merr pjesë në Lojërat Olimpike.

Në Rio, më 2016, xhudistja Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë.

Kosovën në Lojërat Olimpike sivjet e përfaqësojnë 11 sportistë, në gjashtë sporte.

Ky organizim është shtyrë nga viti 2020, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Related posts

Pa mëshirë! Federata e Holandës ia ndalon hyrjen në stadium për pesë vite djaloshit që hyri për t’u fotografuar me Depay

D V

Real Madridi thuhet se ka bërë tashmë ofertë për transferimin e Mbappes në janar

D V

Nagelsmann i bindur: Lewandowski do ta fitojë ‘Topin e Artë’, është në formë konstante që tri vite

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More