Agjencia Zhurnal.mk.

Njihuni me shkencëtarin që po përpiqet të udhëtojë në kohë – për këtë ka një arsye të fortë

Shekujt e kaluar, siç është thënë, mund të jenë kohëra misterioze. Por, ndonjëherë ne dëshirojmë të udhëtojmë në atëbotë.

 

Ne nuk mundemi, natyrisht aktualisht. Ndërsa udhëtimi aktual është i kufizuar vetëm nga sa para mund të kursejmë, kërkesat për viza dhe anulimet e fluturimeve, udhëtimi në kohët e kaluara është i kufizuar nga ligjet e fizikës. Apo ndoshta nuk është.

Duke iu bashkuar radhëve të shpikësve të filmave si Doc Brown i “Kthimi në të Ardhmen” janë disa shkencëtarë në jetën reale që aktualisht përpiqen të realizojnë ëndrrën e kthimit të orës për të udhëtuar në destinacionin që ëndërrojnë.

Midis tyre është Ron Mallett, një astrofizikan i cili ia ka kushtuar pjesën më të madhe të jetës nocionit se udhëtimi në kohë është i mundur. Ai ka dalë me ekuacionet dhe parimet shkencore mbi të cilat thotë se mund të krijohet një makinë e kohës, transmeton Telegrafi.

Ndërsa pranon se teoritë dhe modelet e tij nuk ka të ngjarë të lejojnë udhëtimin në kohë sa është gjallë, për vite me radhë ai ka punuar paralelisht me një karrierë të respektuar akademike që të përmbush ëndrrën e kthimit në kohë dhe ta takojë babanë e tij.

Mallet ishte 10-vjeçar kur babai papritur i ndërroi jetë, nga një sulm në zemër, një ngjarje që shkencëtari thotë se i ndryshoi përgjithmonë jetën.

“Për mua, dielli u ngrit dhe u vendos mbi të. Ai thjesht ishte qendra e çdo gjëje”, tha ai për CNN Travel, “Edhe sot, pas gjithë këtyre viteve, ende nuk po mund të pajtona me jetën”.

Babai i Mallett, riparues i televizioneve, me vdekjen e tij “i shtoi” pasionin për shkencën. Rreth një vit pas vdekjes së babait të tij, Mallett i pikëlluar hasi në një version të ilustruar të romanit klasik fantastiko-shkencor, “Makina e Kohës”. “Libri që më ndryshoi jetën”, thotë ai.

Falë imagjinatës së autorit H.G. Wells, papritmas Mallett ndjeu se tragjedia familjare nuk paraqiste një fund – por një fillim.

Gjashtëdhjetë vjet më vonë, 74-vjeçari Mallett është profesor i fizikës në Universitetin e Connecticut. Ai e ka kaluar karrierën duke analizuar vrimat e zeza dhe relativitetin e përgjithshëm – teoritë e hapësirës, kohës dhe gravitetit të zbuluara shkëlqyeshëm nga Albert Einstein.

Mallett gjithashtu ka teorizuar në lidhje me udhëtimin në kohë, gjatë së cilës ka filluar udhëtimin e tij personal: një kërkim kompleks dhe shpesh i diskutueshëm për të ndërtuar një makinë të aftë të vizitojë të kaluarën.

Ai është ende shumë larg nga destinacioni i tij – disa do të argumentonin se ai kurrë nuk do të arrijë atje – por udhëtimi i tij krijon një histori prekëse që qëndron mbi fuqinë e dashurisë, fuqinë e ëndrrave të fëmijërisë dhe dëshirën njerëzore për të kontrolluar fatin në një univers të panjohur.

Si të bëheni udhëtar në kohë?

Mallet u takua për herë të parë me konceptin e udhëtimit në kohë në vitet 1950.

“Ne as nuk kishim shkuar në hapësirë”, kujton ai dhe shton, “Madje, njerëzit nuk ishin as të sigurt nëse mundemi”.

Duke u rritur në lagjen e Bronxit të qytetit të New Yorkut, dhe më vonë në Pensilvani, familja e Mallett luftoi për mbijetesë.

Si një “librarist” i vetë-përshkruar, ai ende gjeti mënyra për të ardhur deri tek librat, duke gjetur ngushëllim në raftet e librarive lokale të “Ushtrisë së Shpëtimit”.

Ishte ky vend kur Mallet u takua me shkrimet e Einsteinit, frymëzimi kryesor për të.

Ai vazhdoi të qortojë librat shkencorë gjatë adoleshencës së tij dhe, pasi la shkollën e mesme, synoi të shkonte në kolegj nëpërmjet G.I. Bill, i cili mbështet veteranët ushtarakë amerikanë në arsimin e tyre pas shërbimit.

Ai u regjistrua në Forcat Ajrore të SHBA-së, ku shërbeu për katër vjet, përfshirë vendosjen në Vietnam.
Përfundimisht, Mallett arriti në akademi. Ai mori një diplomë bachelor në fizikë, e ndjekur nga një master dhe një doktoraturë, e specializuar në teorinë e Einsteinit.

Puna e tij e parë ishte të punonte rreth laserëve në United Technologies, një prodhues aeroplanësh, duke parë se si ato mund të përdoren për të hapur vrima në tehet e turbinës së motorëve.

Pas disa vitesh aplikimi të teorive matematikore në këtë mjedis praktik, Mallet u bashkua me Universitetin e Konektikatit (UCONN) si asistent profesor i fizikës.

Përmes gjithë kësaj, nga Vietnami, Mallett, në heshtje po punonte rreth mundësisë së udhëtimit në kohë.

Por ai filloi të fliste publikisht për ambiciet pasi UCONN e bëri atë një profesor të qëndrueshëm, një pozicion akademik i hapur që u jepet disa personave që të punojnë lirë, kryesisht pa frikë se do të largohen nga puna.

“Doja të sigurohesha që arrita atë kulm të profesionalizmit”, thotë ai, “Edhe atëherë isha pak i gatshëm”.

Ai ishte në dijeni të stereotipit të “profesorit të çmendur”. Ai donte të sigurohej që ambiciet të mos përqesheshin dhe puna t’i kërcënohej, transmeton Telegrafi.

Por kur Mallet filloi të flasë hapur për idetë e tij, ai zbuloi se nuk ishte e lehtë pasi hasi në universalitetin e dëshirës për të rishqyrtuar të kaluarën. Të gjithë ndiejmë, thotë ai, keqardhje, ose vendime të kaluara për të cilat çuditemi, ose njerëz që kemi humbur të cilët dëshirojmë t’i shohim përsëri.

“Njerëzit filluan të më kontaktojnë, fjalë për fjalë nga e gjithë bota për mundësinë e kthimit në kohë”, thotë ai.

Shkenca që qëndron pas të gjithave

Sot, fotografitë e Mallett në punë e tregojnë atë të rrethuar me pajisje në një laborator të çrregullt, duke demonstruar parimet e tij përmes eksperimenteve në shkallë të vogël ose duke qëndruar, shkëlqyer, para dërrasave të zeza, ku ka gdhendur formulat e tij.

Aspekti personal i punës së Mallett është thellësisht lëvizës, por sa e besueshme është shkenca pas ideve të tij?

E gjitha varet, thotë Mallett, nga teoria speciale e relativitetit e Einsteinit dhe teoria e përgjithshme e relativitetit.

“Për ta thënë me pak fjalë, Einstein tha që koha mund të ndikohet nga shpejtësia”, thotë Mallett. Ai merr shembullin e astronautëve që përshkojnë hapësirën në një raketë që i afrohet shpejtësisë së dritës. Koha do të kalonte ndryshe në Tokë sesa do të kalonte për njerëzit në raketë.

“Ata në fakt mund të kthehen duke zbuluar se janë vetëm disa vjet më të vjetër, por dekadat kanë kaluar në Tokë”, thotë ai.

Related posts

Gjermania emëron komisionerin e parë të dedikuar për LGBTI

Z H

Dialogu ASEAN- Kinë,zhvillim i vrullshëm i marëdhēnive të ndërsjellta

Z H

Izraeli godet caqe ushtarake të Sirisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More