Agjencia Zhurnal.mk.

Njihuni me përbërjen e re të Komisionit për luftë kundër korrupsionit

Shkup, 1 dhjetor – Komisioni kuvendor për Zgjedhje dhe Emërime përcaktoi listën për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Shtatë kandidatët e renditur më mirë për anëtarë të Antikorrupsionit morën mbështetje nga anëtarët e Komisionit. Për kryetare është propozuar Tatjana Dimitrovska, ekonomiste e diplomuar nga Shkupi dhe punonjëse e Entit Shtetëror për Revizion, për anëtarë u propozuan gjyqtarja e Gjykatës Themelore, Sofia Spasova Medarska, dy këshilltarët e mëparshëm në Antikorrupsion, Biljana Karakashova Shulev dhe Besnik Xhemaili dhe revizorët, Zoran Bogoevski, Cveta Ristovska dhe Demiri Servet.

Lista e kandidatëve të përcaktuar i dorëzohet Kuvendit dhe pritet që kjo pikë të jetë në rend dite në seancën e ardhshme plenare. Për të votuar anëtarët e rinj të Antikorrupsionit kërkohet shumicë e thjeshtë. Anëtarëve aktualë të Komisionit, mandati u skadon më 7 shkurt dhe sipas ligjit ata nuk kanë të drejtë të rizgjidhen ose të vazhdojnë mandatin.

Related posts

Aleksandër Vuçiq, po shqetësohet se po humb BDI-ja e Ali Ahmeti

Xh M

Bytyqi: Pagat në sektorin publik janë rritur me 70 për qind në mesatare që nga viti 2016

Xh M

7 vendet e Bashkimit Evropian me letër Brukselit: Përshpejtoni integrimin e Ballkanit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy