Agjencia Zhurnal.mk.

Njihuni me 10 deputetët më aktiv në Kuvend, asnjëri prej tyre nuk është shqiptarë

Shkup, 22 tetor – Instituti për demokraci, nga qershori i vitit 2014 e ndekë kualitetin e debateve në Kuvend dhe punën në Kuvend.

 

Në periudhën janar – qershor 2021, vëzhgimi është fokusuar në diskutimet të cilat kanë të bëjnë në pika nga rendi i ditës e të cilat bien në fusha të qeverisjes të së drejtës, të drejtat e njeriut dhe demokracisë.

Raporti për këtë periudhë tregon nivel relativisht të ulët të kualitetit të debatit në Kuvend në 2 vitet e fundit dhe konfirmon se ekziston hapësirë për përmirësim. Nga 1 deri në 10, vlerësimi i mesëm i kualitetit të debatit në Kuvend në gjysmëvjetorin e parë të këtij viti është 5,6, që në krahasim me vëzhgimin vitin e kaluar, që ishte 5,5 , nuk mund të thuhet se ka ndonjë lëvizje në aspekt pozitiv.

Më aktiv në diskutime kanë qenë deputetët e opozitës, të cilët kanë marë pjesë me 63% derisa deputetët e pushtetit kanë marë pjesë me 37%. Më shpesh për fjalë janë paraqitur deputetët Panço Minov dhe Gordana Siljanovska Davkova.

Është vërejtur përmirësim në paraqitjen e argumentimit nga ana e pjesmarësve në diskutim në Kuvend. Në foltore në 38% të daljeve nuk kishte argumente, derisa në 48% kanë argumentuar dobët. Një apo më tepër argument janë vërejtur në 14% të diskutimit.

Në këtë periudhë, në diskutime nuk janë vërejtur ndryshime në qëndrim të deputetëve, as përshkak përmirësimit të argumenteve tek folësit, as për arsye tjera.

Është vërejtur se deputetët në rreth 89% të diskutimit të tyre, nuk i kanë dhënë vëmendje të drejtave të grupeve të margjinalizuara, derisa në mënyrë më specifike nuk është diskutuar për një ligj të caktuar apo temë në rend dite lidhur me të drejtat e tyre.

Kultura e debatimit të deputetëve në Kuvend është shënuar me argumente të qarta dhe të forta me të cilat direksiht mbështetet qëndrimi i përfaqësuar, është në nivel relativisht të ulët. Për këtë, në këtë raport janë kyçur dhe disa propozime por edhe mjete të cilat i kanë në dispozicion të deputetëve për arritje të nivelit më të lartë të kualitetit të debatit.

Në fotografinë më poshtë mund të shihni se cili deputet më tepër është paraqitur dhe ka folur në foltore. Ajo që mund të vërehet është se nga 10 deputetët më aktivë, asnjë prej tyre nuk është shqiptar, që tregon se deputetët shqiptarë nuk janë edhe shumë të interesuar për debat të mirëfilltë në Parlament.

Më aktiv siç e cekëm ka qenë Panço Minov, Gordana Siljanovska Davkova, më pas Dajanço Eftimov, Ljupço Prenxhov, Bllagica Lasovska, Eli Panova, Bojan Stojanoski, Snezhana Kaleska Vançeva, Zdravko Trajanov dhe Brane Petrushevski.//Zhurnal.mk

Related posts

Mesazh i fuqishëm i Selamit: Dita e Flamurit me betimin për përgjegjësi më të lartë shoqërore!

D V

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

R Zh

Kovaçevski: Të hyrat në vitin 2021 do të jenë 100 për qind të realizuara

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More