Agjencia Zhurnal.mk.

Njëzet e tetë raste të reja me koronavirus në Kosovë

Njëzet e tetë raste me koronavirus u konfirmuan të premten në Kosovë, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

 

Sipas raportit të saj ditor, rastet e reja pozitive rezultuan nga testimi i 1,958 mostrave.

Në 24-orëshin paraprak nuk u regjistrua asnjë viktimë nga koronavirusi, ndërsa u shëruan 25 pacientë.

Aktualisht, raste aktive me koronavirus në Kosovë janë 431.

Numri i qytetarëve të vaksinuar plotësisht është mbi 720,000.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës përsëriti të premten thirrjen për vaksinim, duke thënë se kjo “vazhdon të jetë mënyra më e lehtë, më e sigurt dhe më efikase për t’u mbrojtur” nga koronavirusi.

“Situata epidemiologjike, relativisht e qetë, nuk përbën arsye që qytetarët që kanë marrë dozën e parë të vaksinës ta vonojnë marrjen e dozës së dytë, sepse kjo e pamundëson arritjen e mbrojtjes efikase dhe të imunitetit të plotë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas të dhënave të saj, dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit e kanë marrë mbi 838,000 qytetarë të Kosovës.

Vaksinat që jepen në Kosovë janë: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca – të dyja të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Agjencia Evropiane e Barnave.

Të dyja këto vaksina duhet të jepen në së paku dy doza për të pasur efektin maksimal.

Related posts

Në Prishtinë ka 13 raste aktive me Kovid-19

N E

Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë: Ta ndalim ofensivën diplomatike të Serbisë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës

D V

Kurti i informoi ambasadorët e QUINT-it për masat anti-COVID dhe përkushtimin e Qeverisë për reforma

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More