Agjencia Zhurnal.mk.

Njëri nga lojtarët më të mirë të ri në Superligë mbeteet i lirë, por vërshohet nga ofertat

Ardi Qorri është njëri nga lojtarët e rinj më të mirë këtë edicion në BKT Superligën e Kosovës.

Mesfushori i talentuar nga Drenasi u rikthye këtë edicion te Feronikeli pas huazimit vitin e kaluar te Besa e Pejës ku mori përvojë të madhe.

21-vjeçari këtë edicion ka fituar përvojë edhe më të madhe, ku në pjesën vjeshtore luajti disa ndeshje, derisa në pranverë ishte titullar i padiskutueshëm duke qenë më i miri te Feronikeli.

Por pas rënies nga elita e futbollit kosovar të Feronikelit, Qorri ka mbetur futbollist i lirë pasi ka marrë fletlëshimin nga klubi i tij.

Gazeta Olle mëson ekskluzivisht se për lojtarin interesim kanë shprehur menaxherë të ndryshëm nga jashtë vendit, derisa opsioni më i mirë mbetet Challange League e Zvicrës (Liga e dytë zvicerane).

Përpos interesimit nga menaxherë të ndryshëm nga Evropa, Qorri është vërshuar nga ofertat edhe nga klubet kosovare.

Gjithsesi janë pesë skuadra nga elita e futbollit kosovar që e kanë kontaktuar futbollistin, por qëllimi i tij kryesor mbetet dalja në futbollin evropian.

Mesfushori qendror këtë edicion ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar në një tjetër me fanellën e Niklit primar e ka daljen në Evropë dhe nuk e ka ndërmend të ngutet për sa i përket skuadrave kosovare. /Gazeta Olle/ 

 

Related posts

Zajkova: Legalizimi i kanabisit nuk do të thotë që të gjithë do të bëhen të varur nga droga

D V

Mexhiti: Ne të VLEN-it jemi me Albin Kurtin, por ju të BDI-së jeni me Kurto Dudushin (VIDEO)

Redaksia

Sllavjanka Petrovska fiton gjyqin ndaj Dragan Kovaçkit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy