Agjencia Zhurnal.mk.

Njerëz të shtrirë në tokë në një stacion metroje në Brooklyn të New York-ut – raportohet për të shtëna por edhe për një shpërthim

Disa njerëz janë plagosur në platformën e një stacioni të metrosë në Brooklyn gjatë orëve të mëngjesit të së martës, sipas kohës lokale.

Raportet filleshtare nga mediat e huaja megjithatë nuk janë shumë të qarta, me disa që raportojnë për të shtëna, ndërsa të tjera edhe për një shpërthim.

Siç është thënë më tej, oficerët e policisë u thirrën në stacionin e metrosë 36th Street, ku linjat D, N dhe R kalojnë nëpër lagjen Sunset Park, rreth orës 8:30 të mëngjesit, tha një zëdhënëse e Departamentit të Policisë.

Ata kishin marrë gjithashtu raporte për tym brenda stacionit.

Zyrtarët e tranzitit thanë se trenat në linjat D, N dhe R do të vonoheshin për shkak të një hetimi të paspecifikuar.

Autoriteti Metropolitan i Transportit, i cili operon metronë e qytetit, tha se, tani për tani, nuk kishte detaje shtesë. 

Related posts

Pekin, hapet Forumi Global Mediatik i Inovacionit

Z.H

Psaki: Për momentin nuk ka arsye që të ndryshohet niveli i alarmit bërthamor

D V

Një person i vrarë në protestat në Kubë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More