Shkup, 26 gusht – Rreth orës 16 ka shpërthyer një tjetër zjarr afër fshatit Buçinci dhe Ajvatovci në territorin e Komunës së Ilindenit, në një pyll me pisha dhe po përhapet me shpejtësi të madhe. Është angazhuar një ertraktor për shuarjen e zjarrit, informon Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
“Sot rreth orës 16 ka shpërthyer një zjarr pyjor afër fshatit Buçinci dhe Ajvatovci – komuna e Ilindenit në një pyll me pisha. Po përhapet me shpejtësi. Krahas zjarrfikësve nga Brigada për mbrojtje kundër zjarreve -Shkup është angazhuar edhe një ertraktor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), njofton QMK.