Agjencia Zhurnal.mk.

Një vit qeverisje/ Kasami: Procesuam për 20 ditë mbi 2000 lëndë të lënë pas dore për 6 vjet

Tetovë, 11 Nëntor – Kreu i komunës Bilall Kasami në një dalje para mediave ka folur rreth qeverisjes së tij një vjeçare me komunën e Tetovës.

 

Kasami ka numëruar një sërë projekte të realizuara dhe projekte të reja që do të realizohen. Gjithashtu kreu i Tetovës ka treguar se kanë procesuar mbi 2000 lëndë për legalizimet për vetëm 20 ditë të lënë pas dore 6 vite.

“Vlen të theksohet se njësia e ekspropejimit në vetëm 20 ditë ka realizuar punë që për gjashtë vjet e kishin lënë pas dore dhe nuk e kanë bërë.

Bëhet fjalë për proces ekspropejimi që ndërlidhet me projektin e kolektorit si dhe stacionit të filtrimit për ujërat e zeza për Tetovën dhe fshatrat Xhepëisht, Poroj, Reçicë e Madhe, Reçicë e Vogël dhe Falishtë, projekt ky që kap vlerën mbi 30 milion euro.

Gjatë kësaj periudhe të shkurt kohore u përfundua mbi 2000 lëndë dhe u dorëzuan te njësia për çështje pronësore juridike pranë ministrisë së Financave për t’i njoftuar palët”, deklaroi Kasami.

Related posts

Ja kur do t’i marrin rrogat e prillit punonjësit e kopshteve

Xh M

Ash Barty aiming to emulate mentor Evonne Goolagong Cawley with first Wimbledon title

Lea Muslija

Kodra e Diellit bëhet me pistë të ndriçuar skijimi

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More