Agjencia Zhurnal.mk.

Një vajzë e mitur dyshohet se është trafikuar në Podujevë, arrestohen tre persona

Një vajzë e mitur dyshohet se ka qenë viktimë e trafikimit në qytetin e Podujevës. Lidhur me këtë rast deri tani janë arrestuar tre persona.

 

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Ajo ka thënë se ndaj tre të dyshuarve është paraqitur kërkesa e paraburgimit.

“Lidhur me këtë rast, ju njoftojmë se fillimisht me urdhër të prokurorit kujdestar nga Departamenti për të Mitur janë dërguar në mbajtje tre (3) persona të dyshuar, për veprën penale “Trafikimi me njerëz”, si dhe për të njëjtit është paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente”, tha Ulaj.

Ulaj shtoi se ndaj rastit janë duke u ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me institucionet relevante.

Policia e Kosovës, dje dhe sot përmes raportit 24 orësh ka njoftuar për arrestimin e të dyshuarve lidhur me rastin në fjalë. 

Related posts

TI publikon Indeksin e Integritetit në sektorin e Mbrojtjes: Kosova me rrezik të lartë të korrupsionit në këtë sektor

D V

Arrestimi i ish-shefit të IT-së në AKI po konsiderohet shokuese nga ekspertët e sigurisë

D V

Shasha pasi u ngrit aktakuzë ndaj tij: Jam i befasuar, si dëshmitarë kam dhënë deklaratë në polici e prokurori

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More