Agjencia Zhurnal.mk.

Një ushtar izraelit mund ta ketë vrarë gazetaren e Al Xhaziras gabimisht

Ushtria izraelite sot publikoi se duke gjykuar sipas rezultateve të hetimit, pranverën e kaluar një ushtria izraelit e ka vrarë gazetaren shumëvjeçare të Al Xhezirës, me siguri gabimisht.

Një funksionar i lartë ushtarak tha se këshilltari kryesor ligjor i ushtrisë nuk do të nisë hetim penal për incidentin, që do të thotë se as ushtari e as kushdo nga komanda nuk do të ndëshkohen.

Gazetarja Shirin Abu Akleh u vra më 11 maj derisa po raportonte për sulmet e ushtrisë izraelite në Bregun e okupuar Perëndimor.

Palestinezët e akuzuan Izraelin për vrasjen, ndërsa autoritetet izraelite fillimisht thanë se mbasi është vrarë nga zjarri nga ekstremistët, por më vonë thanë se mbase gabimisht është qëlluar nga një ushtar gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Në brifingun me gazetarët, përfaqësuesi zyrtar tha se armata nuk mundet definitivisht të përcaktojë se nga kanë ardhur të shtënat, duke thënë se ka pasur palestinezë të armatosur në rajonin e njëjtë ku ka qenë ushtria izraelite.

Përfaqësuesi zyrtar, megjithatë, tha se ishte “shumë e mundshme” që ushtari e vrau gazetarin gabimisht, por nuk shpjegoi pse dëshmitarët dhe videot treguan se kishte aktivitet të kufizuar ekstremist në vend dhe nuk kishte të shtëna në zonë derisa breshëria vrau Abu Akleh dhe e plagosi një gazetar tjetër.

Rezultati nga hetimi, është publikuar katër muaj pas vrasjes, në masë të madhe përkon me disa hetime të pavarura të cilat kanë përfunduar më herët.

Related posts

Kapen 5.7 tonë kokainë! Droga nga Amerika Latine po transportohej drejt portit të Hamburgut

Xh M

Përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Brazil, 8 të vdekur

Xh M

Viktimat e Gazës padisin qeverinë gjermane për “mbështetje të gjenocidit kundër palestinezëve” ​

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy