FC Ferizaj ka vendosur që fazën e dytë të përgatitjeve për stinorin pranveror ta vazhdojë në Shqipëri.
Skuadra e Arbnor Morinës pritet të vendoset në Durrës më 22 janar, shkruan Gazeta Olle.
Siç njofton klubi përmes faqes zyrtare, gjatë qëndrimit në Durrës do t’i zhvollojnë edhe disa ndeshje kontrolluese.
Njoftimi i FC Ferizajt
Skuadra jonë udhëton drejtë Shqipërisë!
Pas mbledhjes së mbajtur të bordit të klubit është vendosur që fazën e dytë të përgatitjeve të vazhdojmë në bregdetin Shqiptarë, në qytetin e bukur të Durrësit.
Futbollistët dhe shtabi teknik i klubit pritët që me datë 22 janar, të zhvendosen në Durrës, ku do të vazhdojmë fazën pregatitore.
Gjatë qendrimit tonë në Durrës, do ti zhvillojmë edhe disa ndeshje kontrolluese.
/Gazeta Olle/