Agjencia Zhurnal.mk.

Një tajfun i fuqishëm u afrohet ishujve japonezë jugorë

Tajfuni i fuqishëm Muifa sot i afrohet bregut të ishujve japonezë jugorë.

 

Fatkeqësia natyrore i detyroi autoritetet lokale që t’iu bëjnë thirrje banorëve që të gjejnë strehë adekuate para se tajfuni të mbërrijë në tokë.

Tajfuni është 180 kilometra në jug të ishullit Ishigaki, i cili gjendet jo larg Tajvanit, ndërsa erërat po mbërrijnë shpejtësinë prej 216 kilometra në orë. Tajfuni lëviz në drejtimin veriperëndimor, informon Agjencia Meteorologjike Japoneze.

Autoritetet në Okinava, prefekturë e cila përbëhet nga më shumë se 150 ishuj, u bënë thirrje personave të rritur të cilët jetojnë në Ishigaki dhe ishujt e tjerë në rajon që të kërkojnë strehë para se të mbërrijë tajfuni.

Agjencia Meteorologjike Japoneze parashikoi se pas goditjes në Ishigaki, tajfuni do të niset drejt veriut dhe drejt qendrës financiare kineze Shangai.

Related posts

Marrëdhëniet mes presidentit dhe kryeministrit kroat është në pikën më të ulët

D V

Inteligjenca britanike shpjegon arsyet e humbjeve midis oficerëve rusë

D V

Kaq miliarda nevojiten për të rindërtuar qytetin e Mariupolit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More