Agjencia Zhurnal.mk.

Një skulpturë akulli e një Ford Bronco është bërë në Nju Jork

Gdhendja e një Ford Bronco në Nju Jork nga bora ishte një sfidë jo e lehtë, madje edhe për një artist me përvojë si Eric Jones.

“Makina prej borës” me madhësi reale qëndron jashtë dhe mund të shihet nga njerëzit që marrin pjesë në shfaqjen e automobilave të kësaj fundjave.

Eric thotë: “Deri më tani gdhendja më komplekse që kam krijuar ndonjëherë – doja ta vendosja në një kënd që të duket sikur po ngjitet nga ajo kodër drejt qendrës së kongresit”.

Siç bëhet e ditur, atij iu deshën pesë ditë për të përfunduar një gjë të tillë.

Gdhendja e “skulpturave të përkohshme” është preferenca e artistit.

“Preferoj të gdhend gjëra që janë shumë të përkohshme – si kunguj, ato prej rëre, bore, akulli, … Më pëlqejnë gjërat që shkrihen, lahen dhe kalben. Më intereson më shumë procesi i gdhendjes sesa produkti”. 

Related posts

Pesë arsye pse duhet të pyesim veten nëse duam vërtet një veturë automatike

Xh M

SHBA do të ndalojë importin e veturave elektrike kineze

D V

Arrin Milano – Alfa Romeo e parë elektrike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy