Agjencia Zhurnal.mk.

Një shkupjan njëzetvjeçar ia ka marrë jetën një këmbësori 54-vjeçar në autostradën Shkup-Kumanovë

hkupjani njëzetvjeçar Xh.I. me vendbanim në Zvicër, mbrëmë, në orën 20:43, në autostradën Shkup-Kumanovë, me automjetin tip “audi” e ka goditur 54-vjeçarin G.S. i cili ka ndërruar jetë në vendgjarje.

 “Më 18.08.2023 në orën 20:43 në SPB Shkup është raportuar se në autostradën Shkup-Kumanovë në dalje nga kryeqyteti,  shkupjani Xh. I (20), me banim në Zvicër, duke e drejtuar automjetin “audi” me targa zvicerane, ka goditur këmbësorin G.S.(54) nga fshati. Pçinjë të Kumanovës, pas së cilës e ka lënë automjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga plagët e marra këmbësori G.S. ka ndërruar jetë, ndërsa  mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore e ka konstatuar vdekjen”, njoftojnë nga  MPB-ja.

 Rreth orës 21:40, Xh.I. vetë është paraqitur në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ku i është dhënë ndihma mjekësore dhe i janë konstatuar lëndime trupore. Ekspertizë në vendin e aksidentit ka kryer ekipi i SPB Shkup.

Related posts

Është zhdukur një grua nga Kumanova

Xh M

Tetovari e denoncon si të zhdukur bashkëshorten, “u largua nga shtëpia e prindërve të saj”

Xh M

Të arrestuarit për vrasjen e Vanja Gjorçeskës ndodhen në burgun e Shkupit

Xh M