Grupi i punës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Fangak, në Sudanin Jugor, e heton sëmundjen misterioze nga e cila deri më tani kanë vdekur 89 persona, lajmëron “24 çasa”.
Ministria e Shëndetësisë të Sudanit Jugor javën e kaluar bëri të ditur se sëmundja e panjohur ka marrë jetët e dhjetëra personave në këtë zonë, njëra më të prekurat nga përmbytjet e fundit.
Sheila Baja, përfaqësues lokal i autoriteteve shëndetësore deklaroi se kampionët e parë të mbledhura në zonë kanë treguar rezultat negativ në testin për kolerën.
Për shkak të përmbytjeve nuk mund të arrihet deri në zonën Fangaka, dhe tani po pritet një helikopter i cili do t’i transportojë deri në kryeqytetin Xhuba.
Përmbytjet e mëdha në shtetet kufitare Uniti e rritën rrezikun nga përhapja e sëmundjeve, siç është malaria, ndërsa shumë fëmijë janë të paushqyer për shkak të mungesës së ushqimit.
Përmbytjet në Sudanin Jugor e kanë vështirësuar qasjen e bashkësisë lokale deri te rezervat e ushqimit dhe nevojave të tjera. Më shumë se 700.000 njerëz janë goditur nga përmbytjet më të këqija në vend në 60 vitet e fundit, kumtoi Agjencia e KB-së për Refugjatë UNHCR-së, duke fajësuar për këtë ndryshimet klimatike.