Agjencia Zhurnal.mk.

Një sektë po i mashtron fëmijët në Shkup, publikohet fotografia e udhëheqësit të saj (Foto)

Shkup, 2 dhjetor – Djaloshi i ri nga Shkupi, Josif Popov, të cilin policia e kërkoi dy ditë, është mashtruar nga një sektë, respektivisht nga një person që është prezantuar si endacak. Këtë e ka deklaruar nëna e djaloshit Maja Popova, për portalin “A1On”, e cila ka falënderuar të gjithë personat që kanë ndihmuar për gjetjen e djaloshit, transmeton Zhurnal.

 

“Policia e gjeti Josifin. Angazhuam shumë njerëz dhe e gjetëm. Madje edhe nga gjimnazi ku mëson i lutëm fëmijët të na ndihmojnë, Tani duhet të shkojmë në stacionin policor, ku duhet të japë raport. Kemi informacion se kush e ka mashtruar djalin tim. Emri i atij personi është Angel, endacak që ka jetuar në Kanada. Ata predikojnë gjoja fjalën e Zotit dhe se botës i ka ardhur fundi”, ka deklaruar Popova.

Kur është gjetur Josifi, sipas informative të familjarëve, ka qenë shumë i habitur dhe i dezorientuar. Selia e vendit ku janë bërë këto aktivitete është dikun mes Qendrës së Shkupit dhe lagjes Karposh 4. Nëna e Josifit ka bë apel te prindët tjerë të jenë shumë të kujdesshëm me fëmijët e tyre.

Related posts

LSDM: Merkel dhe Makron kërkuan nga Zaev të tërheqë dorëheqjen

I Z

Rritet numri i të infektuarve në Maqedoni, 47 raste të reja dhe 14 të shëruar

D V

Ambasadori i Italisë Andrea Silvestri për vizitë në Shtip

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More