Agjencia Zhurnal.mk.

Një rrugë e Çairit nga sot mban emrin Nexhip Draga

Shkup, 24 Qershor – Kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu në Facebook profilin e tij bëri të ditur se sot është bërë shpalosja e rrugës e emrit të rrugës “Nexhip Draga” ish-”Llazar Trpeski”​​​​, që gjendet në lagjen Fushë Topanë, përcjell Zhurnal.mk

“Emri i veprimtarit të çështjes shqiptare Nexhip Draga nga sot do të qëndrojë prore në një nga rrugët e Komunës së Çairit.

Sot bëmë shpalosjen e emrit të rrugës “Nexhip Draga” ish-”Llazar Trpeski”​​​​, që gjendet në lagjen Fushë Topanë.

Vendosja edhe e këtij emri paraqet një moment tjetër historik për të gjithë banorët e Çairit dhe më gjerë.

Përkujtoj se 66 emra të rinj janë duke u vendosur nëpër rrugët e Çairit, emra të cilët kanë vlerë të veçantë për të gjithë.”, ka shkruar Ganiu

Related posts

Ambasadorja ukrainase në Shkup: Agresioni rus në Ukrainë, sulm ndaj gjithë botës demokratike

Xh M

Mjekët kërkojnë rritje pagash e pacientët shërbime

Xh M

Dallimet në paga, rritet numri i punëtorëve me pagë minimale, Sektori IT kryeson me pagë më të lartë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy