Agjencia Zhurnal.mk.

Një restorant në Tajlandë shërben picë me gjethe kanabisi

Një nga zinxhirët kryesorë të ushqimit të shpejtë në Tajlandë ka promovuar këtë muaj picën “Crazy Happy Pizza” i zbukuruar me një gjethe kanabisi.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kjo picë është përzierje e mbushjeve që ngjallin shijet e supës së famshme të Tajlandës Tom Yum Gai së bashku me një gjethe kanabisi të skuqur që i vendoset sipër.

Përdorimi i kanabisit për qëllime mjekësore dhe shije ka shpërthyer vitet e fundit, duke u legjitimuar në tregun global të CBD.

Ndonëse kjo picë shërbehet me gjethe kanabisi ajo nuk do t’ju trullosë.

“Sigurisht që nuk do të trulloseni”, tha Panusak Suensatboon, menaxher i përgjithshëm i The Pizza Company.

“Është thjesht fushatë marketingu. Mund ta ndjeni shijen e kanabisit, dhe nëse e keni ndjerë mjaftueshëm, ndoshta do t’ju zërë gjumi”, shtoi ai. 

Related posts

Mos i dëgjoni gjithmonë klientët

Xh M

Pse burrat jetojnë më pak se gratë?

D V

Pse nuk duhet ta hani kurrë bukën pa pagesë në aeroplan

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More