Agjencia Zhurnal.mk.

Një profesor me objekt metalik e ka rrahur një nxënës të shkollës së mesme në Strugë

Strugë, 23 dhjetor – Një profesor me një objekt metalik sot rreth orës 13:30 ka lënduar një nxënës në shkollën e mesme “Ibraim Temo” në Strugë.

Nxënësi është pranuar në Repartin Kirurgjik me lëndime në kokë, konfirmoi drejtori i spitalit të Strugës, Armend Arsllani.

“Nga Reparti Kirurgjik më njoftuan se në ora 13:45 është pranuar një fëmijë me lëndime në kokë. Është kryer edhe qepja dhe fëmija është lëshuar për mjekim shtëpiak”, deklaroi Arsllani për MIA-n.

Siç informoi zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimovski, policia e ka arrestuar autorin, struganin 57 vjeçar.

“Në SPB Strugë është arrestuar E. С. (57) nga Struga, i cili në shkollën e mesme “Ibrahim Temo” e ka prishur rendin dhe qetësinë publike dhe me një send metalik ka sulmuar fizikisht një nxënës të po kësaj shkolle. Punohet në zbardhjen e plotë të rastit”, deklaroi Dimoski.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy