Agjencia Zhurnal.mk.

Një person u përpoq t’ia vë zjarrin një xhamie në Gjermani

Një person u përpoq të premten t’ia vë zjarrin një xhamie në qytetin Koln të Gjermanisë, sipas një deklarate nga policia.

 

Sipas medieve të huaja, rojet e sigurisë e panë të dyshuarin jashtë Xhamisë Qendrore të Kolnit teksa po derdhte një lëng.

I dyshuari thuhet se ka ikur në këmbë pasi ishte vërejtur duke lënë kështu mbrapa biçikletën e tij me një bidon me benzinë dhe disa çakmakë.

Policia bëri thirrje për dëshmitarë dhe tha se filmimet e kamerave do të përdoren për të identifikuar të dyshuarin.

Një vend me mbi 82 milionë banorë, Gjermania ka popullsinë e dytë më të madhe myslimane në Evropën Perëndimore pas Francës. Në mesin e afro 5 milionë myslimanëve të vendit, 3 milionë janë me origjinë turke.

Related posts

Ishin myslimanë, 20 vjeçari në Kanada shtyp me makinë dhe vret një familje të tërë

Redaksia

Shefi humanitar i OKB-së: Në Etiopi ka uri

Redaksia

Emmanuel Macron: Ushtria franceze ka vrarë liderin e ISIS-it

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More