Një person i armatosur dje vrau dy dhe plagosi katër të tjerë në zonën Dallas-Fort Uorth të Teksasit, duke përfshirë tre policë dhe kreu vetëvrasje, kumtoi policia e Teksasit.
Zëdhënësi i policisë së qytetit Halltom Siti, Met Spilen, konfirmoi se të gjithë të plagosurit në shkëmbim zjarri pësuan lëndime jo të rrezikshme për jetën dhe pritet të rikuperohen me sukses, lajmërojnë mediat amerikane.
Një polic është qëlluar në të dyja këmbët dhe dy të tjerët në krah, ndërsa i dyshuari ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së vetëshkaktuar me armë zjarri.
Zëdhënësi Spilen deklaroi se renxherët e Teksasit, forca elitare e policisë së shtetit, do të marrë përsipër hetimin dhe konfirmoi se motivi për të shtënat ishte i paqartë në këtë moment.
“Fokusi jonë kryesor është të zbulojmë se si dhe pse ndodhi e gjithë kjo”, tha Spilen.
Viktima grua është gjetur e vdekur në shtëpi, ndërsa burri është gjetur i pajetë para shtëpisë, deklaroi zëdhënësi i policisë.