Agjencia Zhurnal.mk.

Një muaj paraburgim për 19 nga 21 të arrestuarit në rastin “Subvencioni 2021”

Gjykata Themelore e Prishtinës ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit për 19 persona të përfshirë në rastin e “Subvencioni 2021”.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Gjykata Themelore e Prishtinës ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore  për caktimin e masës së paraburgimit prej 3o ditësh për 19 persona, kurse për dy tjerë është refuzuar pasi që nuk ka pasur prova”, tha ajo.

Ndryshe, personat e arrestuar në këtë rast janë: Bejtullah Pira, Granit Abdyli, Valon Hoti, Enver Ibishi, Blerim Mulliqi, Kujtim Zariqi, Arsim Çela, Habibe Dauti, Musa Nivokazi, Lulzim Hajdaraj, Flamur Zeqiri, Blerim Asllani, Afrim Abazaj, Halil Krasniqi, Daut Kabashi, Bekim Shala, Salih Kelmendi, Gzim Morina, Kastriot Berisha, Fuat Morina dhe Kumrije Maxharraj.

Të njëjtit po dyshohen se kanë kryer veprat penale “marrja e ryshfetit”, “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “dhënia e ryshfetit”, mashtrim me subvencione”, “falsifikim i dokumenteve”, “legalizim i përmbajtjes së rreme” dhe veprën penale “ushtrimi i ndikimit”.

Related posts

Kurti: Serbia e përkushtuar të shkatërrojë ura bashkëpunimi, Policia jonë tregoi vendosmëri

D V

Zëdhënësi i KFOR-it: Nuk kemi dërguar përforcime në veri pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës

D V

Sveçla për The Guardian: Terroristët që sulmuan Policinë kanë ardhur nga Serbia

D V
OFERTË SPECIALE // Domain + Hosting + Uebfaqe për vetëm 400 Euro në vit!
Ofertë Speciale:
Domain + Hosting + Uebfaqe = 400euro!