Agjencia Zhurnal.mk.

Një muaj paraburgim ndaj dy zyrtarëve për marrje ryshfeti

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.B. dhe L.L. për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.“

 

Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.B. dhe L.L e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, në bazë të nenit 187 par 1 nen par. 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.3 të KPPRK-së.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehurit A.B. dhe L.L në cilësinë e personave zyrtar kanë kryer në bashkëkryerje kryer veprën penale Marrja e ryshfetit nga neni 421 par.1lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Related posts

Kurti për “Open Balkan”: Nuk janë të sigurta iniciativat që nuk e kanë brenda BE-në

D V

Albin Kurti: Funksionimi i universitetit në veri të Mitrovicës nuk është legjitim

N E

Kosova regjistron mbi 2 mijë raste të reja me Kovid-19 në 24 orët e fundit

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More