Agjencia Zhurnal.mk.

Një kritik i Kremlinit nxirret nga avioni dhe…Ja për çfarë akuzohet nga autoritetet ruse

Ish-drejtori ekzekutiv i Rusisë së Hapur, një lëvizje pro-demokracisë e themeluar nga kritiku i Kremlinit, Mikhail Khodorkovsky, u nxor nga një avion në Shën Petersburg dhe u arrestua.

 

Andrei Pivovarov u mor për pyetje në Shën Petersburg dhe u arrestua për shkelje të të pretenduara të ligjit mbi të ashtuquajturat “organizata të padëshirueshme”, tha avokati i tij.

Autoritetet ruse nuk kanë dalë ende me ndonjë koment.

Pivovarov u nxor nga aeroplani që do të udhëtonte për në Varshavë, derisa ai ende ishte në aeroportin Pulkovo.

Në një postim në aplikacionin Telegram, Pivovarov tha se autoritetet planifikojnë ta dërgojnë atë në qytetin Krasnodar, për arsye ende të panjohura.

Aktivistët e organizatës civile Rusia e Hapur janë përballur rregullisht me presion qëkur prokurorët rusë e kanë identifikuar atë si “organizatë të padëshirueshme” në vitin 2017.

Ligji për “organizatat e padëshirueshme” është miratuar në maj të vitit 2015.

Ai është pjesë e disa rregullimeve të nxitura nga Kremlini dhe ka në shënjestër shumë organizata jofitimprurëse dhe joqeveritare, që marrin fonde nga burime të huaja – kryesisht nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara./Rel

Related posts

Ekskluzive: Ambasada Amerikane flet për mos-ftesën e Kosovës në Samitin e Demokracisë – Kosova partner i palëkundur

D V

Konfirmohen dy raste me virusin Omikron në Gjermani

Z H

Krizë në kufirin polako-bjellorus, Biden: Situata me emigrantët është shumë shqetësuese

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More