Agjencia Zhurnal.mk.

Një ish-punonjëse e TikTok paditi kompaninë për shkaktimin e traumës psikologjike

Një ish-punonjëse e TikTok paditi kompaninë sepse shëndeti i saj mendor nuk ishte i mbrojtur për shkak të ekspozimit të vazhdueshëm ndaj videove traumatike.

Candie Frazier tha se ajo kalonte 12 orë në ditë duke shqyrtuar postimet që përshkruanin skena të dhunshme ose eksplicite. Ndër të tjera, ajo u ndesh edhe me raste të përdhunimeve të fëmijëve dhe kafshëve, gjenocidit, kanibalizmit dhe të shtënave me armë zjarri.

Ajo gjithashtu deklaroi se vuan nga trauma mendore si ankthi, depresioni dhe PTSD (Çrregullimi i stresit post-traumatik).

Përveç TikTok, Feizer paditi edhe kompaninë mëmë Bytedance, e cila është një gjigant teknologjik kinez.

Nga ana tjetër, TikTok pretendon se ata përpiqen të promovojnë një mjedis të këndshëm pune.

Për të mbrojtur përdoruesit, ata kanë punësuar mijëra moderatorë për të filtruar videot dhe profilet që shkelin politikat e përdorimit. Ata thanë se akuza është e pasaktë dhe se nuk e kanë zbatuar këtë mënyrë pune.

Related posts

Aksionarët e Twitter miratojnë ofertën e blerjes prej 44 miliardë dollarësh të Musk

Lea Muslija

Google zbuloi pamjen e Pixel Watch

Lea Muslija

Punonjësit e IT-së me paga më të larta të ardhurat e tyre janë mbi 80 mijë denarë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More