Agjencia Zhurnal.mk.

Një i vdekur dhe pesë të lënduar në një aksident në Shën Erazmo

Ohër, 10 Nëntor – Një person humbi jetën, ndërsa pesë janë lënduar në një aksident komunikacioni që sot pasdite ndodhi në rrugën magjistrale Ohër – Kërçovë, në Shën Erazmo. Zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski informoi se në aksident ishin pjesëmarrëse tri vetura, dy me targa të Ohrit dhe një me targa të Strugës.

 

“Sot rreth orës 16:40 minuta në rrugën magjistrale Ohër-Kërçovë ka pasur një aksident komunikacioni ndërmjet veturës ‘kia rio’ me targa të Ohrit, e drejtuar nga R.A. (57) nga Ohri, veturës ‘audi’, me targa të Strugës, e drejtuar nga Sh.P. (22) nga Struga dhe veturës ‘pollo’, me targa të Ohrit, e drejtuar nga G.R. (39) nga Ohri”, deklaroi Dimoski.

Sipas tij, në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë shoferi R.A., ndërsa janë lënduar pesë persona, të cilët janë dërguar në spitalin “Shën Erazmo” dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Ohrit. Mbikëqyrje në vendin e aksidentit kanë bërë ekipe të policisë.

Related posts

Digjet deponia në “Vradarishte” në Shkup

Xh M

Dorëheqen të punësuarit në “SEQ”, Arsovska: Kanë shpenzuar para, pa punë

Xh M

Çavuşoğlu arrinë në Beograd, iu bashkohet drejtuesve të Open Balkan në darkën solemne

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More