Agjencia Zhurnal.mk.

Një i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur  rreth orës 22:00 në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, si pasoj një person është plagosur.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

Borovci tha se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Rreth orës 22:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Informatat e para flasin se një person ka mbetur i lënduar nga kjo ngjarje përderisa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes”, tha ai.

Tutje theksoi se aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarit si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tij.

Mjeku kujdestar në QKUK ka thënë  se personi i plagosur është i moshës rreth 30 vjeçare, me plagë në këmbë ndërsa pas tretmanëve ai pritet të lirohet në shtëpi.

Related posts

Shoferi nga Maqedonia pësoi infarkt në Hungari, sot me helikopter mjekësor është transportuar në Shkup

Xh M

Ndalohet një 19-vjeçar në Shkup, kapet me lëndë narkotike

D V

Aksident në rrugën Dellçevë – Berovë, lëndohet një 21-vjeçar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy