Agjencia Zhurnal.mk.

Një grup qytetarësh nga Afganistani që përkohësisht qëndruan në vend u larguan për në Francë

Shkup, 14 tetor – Një grup prej 10 qytetarësh nga Afganistani të cilët përkohësisht ishin akomoduar në Maqedoninë e Veriut janë larguar mbrëmë nga aeroporti ndërkombëtar i Shkupit. Akomodim u ka siguruar Republika e Francës, derisa presin t’u pranohet e drejta e azilit si pjesë e operacionit për ndihmë të qytetarëve që kanë punuar për institucionet dhe organizatat demokratike dhe ndërkombëtare në Afganistan, ndërsa janë nën kërcënim të regjimit të ri taleban në vend, njoftoi Pres shërbimi qeveritar.

Maqedonia e Veriut po merr pjesë në misionin humanitar ndërkombëtar me atë që deri tani është siguruar qëndrim i përkohshëm për 484 qytetarë të Afganistanit, të punësuar , gra dhe fëmijë të familjeve të të punësuarve në misionet humanitare, demokratike dhe paqeruajtëse ndërkombëtare, aktivistë të organizatave të të drejtave të njeriut, përkthyes, studentë dhe bursistë.

Për periudhën e qëndrimit në vend ju sigurohet qëndrim në objekte në Shkup, mbrojtje shëndetësore dhe mbështetje psiko-sociale derisa nuk sigurohet transfer deri te destinacioni i fundit. Shpenzimet në tërësi mbulohen nga organizata ndërkombëtare, qëndron në kumtesë.

Related posts

Pesë shtetet me të cilat Maqedonia e Veriut realizoi më së shumti shkëmbim tregtar

Xh M

Visar Ganiu prezanton projektet e realizuara para qytetarëve të Çairit (Video)

Z.H

Regjistrimet në shkolla të mesme, online

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More